• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kualifikim i rëndësishëm”, Shehi: U kërkova lojtarëve të bënin maksimumin

21/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana arriti një kualifikim historik për raundin e radhës të Conference League, ku pasi eleminuan gjeorgjinaët e Dinamo Batumi, për herë të parë në histori do të përballen me “gjigandët” turq të Besiktas.

Ditën e sotme, pas arritjes së kualifikimit të magjishëm një koment të shkurtër e ka bërë dhe tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi theksoi rëndësinë e kalimit të raundit të parë, si dhe zbuloi edhe kërkesën ndaj ekipit përpara duelit me Dinamon.

“Kualifikim i rëndësishëm, përballë një kundërshtari që realisht ka vlera. Në minutat e fundit na rrezikuan dhe futën nën presion, edhe për shkak të atmosferës së tifozëve dhe cilësisë. Jemi të lumtur që kaluam turin. Po mendojmë të ndërtojmë një skuadër të mirë edhe për vazhdimësinë.

Frikë në minutat e fundit? Gjatë minutave të fundit ndryshuam vendosje. Edhe për shkak se kundërshtari shtoi forcat në zonën tonë. U bëmë me 3 qendra, për të mos lejuar krosimet e tyre. Që të ishim ne Zotët e ajrit. Ana psikologjike ishte në favor të kundërshtarit në minutat e fundit.

Besiktasi? Ne e dinim që kur u hodh shorti që do të kishim përballë një nga ‘gjigantët’ e futbollit turk. U kërkova lojtarëve që duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë tur. Që të shijojmë pastaj përballjen me këtë kundërshtar.

Dihet forca që ka Besiktasi, por më vjen mirë që kaluam turin, sepse është një motiv ana psikologjike për lojtarët, është një bonus. Ana psikologjike është shumë e rëndësishme”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së “bardhebluve”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Fshesë të Milan, pritet t’i shesë pesë lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.