Reprezentuesi i Zvicrës, Noah Okafor, do të jetë përforcimi i radhës i Milanit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se marrëveshja tashmë është mbyllur, teksa ka publikuar një fotografi të lojtarit para nisjes së tij drejt Milanos.
Okafor do të nëshkruajë nesër me “Rossonerët”. Ai është pajtuar për një kontratë pesë-vjeçare, të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
RB Salzburg do të përfitojë 13/14 milionë euro nga shitja e tij në “San Siro”.
23-vjeçari në sezonin e fundit regjistroi 32 paraqitje në total, shënoi dhjetë gola dhe dhuroi pesë asistime.
Pas Noah Okafor, përforcimi i radhës i Milanit pritet të jetë Samuel Chukwueze.