Wednesday, 18. March 2026
Sport

Nuk mundi të luante me Messin sepse u lëndua, ylli argjentinas ia dedikon golin atij

GS 22/07/2023 2 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi shënoi gol në debutim me Inter Miami, në fitoren e kësaj të fundit 2 me 1 ndaj Cruz Azul.

Messi shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë dhe këtë e bëri më të bukur sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan Lajmi.net

Pas ndeshjes ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së foli dhe tregoi se këtë gol ia dedikon bashkëlojtarit të tij 20-vjeçar, Ian Fray.

Fray pësoi një lëndim gjatë pjesës së parë dhe nuk arriti të luante së bashku me Messin pasi u zëvendësua.

“Këtë gol dhe fitore ia kushtoj Ian Fray, i cili vuante në dhomat e zhveshjes nga lëndimi. Ai vjen nga dy lëndime të rënda dhe sot e pati fatin e keq të lëndohet sërish. Këtë fitore dua t’ia dedikoj atij”, tha Messi pas ndeshjes.

Kujtojmë që në këtë ndeshje debutim bëri edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Sergio Busquets./Lajmi.net/

  


Teilen: