Wednesday, 18. March 2026
Sport

VIDEO/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, debutim ëndrrash për argjentinasin. Mesi i dhuron fitoren ekipit në minutën e 94-të

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Padyshim që është një debutim ëndrrash për Lionel Mesin në Ligën Amerikane, MLS.messi-2

Sulmuesi i dhuroi fitoren ekipit tij të ri në minutën e 94-të teksa ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare.

Ylli argjentinas u aktivizua në minutën e 54-të për ti dhënë 3 pikët Inter Majemit në ndeshjen e Ligës së Kupës ndaj Kruz Azul.

36-vjeçari nuk i zhgënjeu pritshmëritë e mbi 20.000 të pranishmëve në stadium të cilët kishin shpenzuar mijëra dollarë për ta parë nga afër.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: