Wednesday, 18. March 2026
Sport

Preferon Interin para milionave, Lautaro Martinez refuzon ofertën nga Arabia Saudite

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Lautaro Martinez qëndron tek Interi dhe refuzon ofertën nga klubi i Arabisë Saudite.

lautaro

Ditën e djeshme mediat argjentinase raportuan se Al-Hilal dëshironte shërbimet e argjentinasit dhe ishin të gatshëm ti jepnin 60 milionë euro në sezon.

Por sot sipas “Gazzetta dello Sport”, El Toro ka refuzuar ofertën duke qëndruar në klubin zikaltër. Madje për këtë sezon ai do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Lautaro vlen për Interit 150 milionë euro, dhe poshtë kësaj shifre nuk do të vihet fare në diskutim shitja e tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: