• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubi italian gati të paguaj 1 milion euro për Ylber Ramadanin

22/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani ka mundësinë që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e Serisë A dhe t’i shtohet legjionarëve të tjerë që aktivizohen në Itali. Ish-lojtari i Partizanit aktualisht aktivizohet në Skoci te Aberdeen, aty ku është shndërruar në një element thelbësor për skuadrën.

Si rrjedhojë, performancat e Ramadanit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe së fundmi nga Italia raportojnë se është klubi i Leçes që ka nisur nga puna për të nënshkruar me 27-vjeçarin.

Klubi nga Puglia, pjesë e të cilit është edhe Kastriot Dermaku është gati të shpenzojë deri në 1 milionë për shërbimet e Ramadanit teksa oferta tashmë është në tryezën e drejtuesve të Aberdeen, të cilët kanë marrë kohën e tyre para se të kthejnë një përgjigje zyrtare.

Kjo do të ishte padyshim mundësia e karrierës për Ramadanin i cili në CV-në përveç Partizanit ka pasur eksperienca edhe te Ferizaj, Prishtina, Drita, Vejle, Budapest e së fundmi Aberdeen ndërsa prej vitit 2018 është pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

Next Post

Çfarë po ndodh me Ermal Krasniqin, trajneri i Cluj mbrëmë e futi në lojë veç për një minut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.