Pedri po zhvillon fazën përgatitore në Amerikë teksa duket që është gati për sezonin e tij të 4-ët me fanellën e Barcelonës. Mesfushori shpreson që në sezonin e ri të ketë sa më pak probleme fizike ndërsa ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Kilian Mbape tek Real Madrid.
“Jam mundur të përmirësohem fizikisht pasi në këtë formë mund të evitoj edhe disa dëmtime. Ato më kanë penalizuar dhe nuk kam mundur të shijoj plotësisht atë që dua të bëj më së shumti, të luaj futboll. Klubi më ka ndihmuar, fizioterapistët janë të gatshëm dhe mendoj se kam shumë për t’u përmirësuar.
Gyndogan? Ta shohësh si lëviz në stërvitje është spektakolare. Nuk e humbet kurrë topin dhe e di që do ta shijoj shumë momentin kur të ndaj fushën me të. Një tjetër aspekt pozitiv është edhe fakti që ai di t’i transmetojë shumë qetësi skuadrës.
Mbape te Reali? Nuk jam drejtori sportiv i Real Madrid, ne tani jemi në tur duke zhvilluar fazën përgatitore. Ata le të bëjnë çfarë të duan”, tha Pedri.
PANORAMASPORT.AL