Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi tek skuadra e Fatih Karagumruk.
Klubi turk ka zyrtarizuar afrimin e Veselit i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.
Veseli, tani 30 vjeç, ka bërë karrierë në vende si Anglia, Italia, Zvicra dhe Franca, ndërkohë Turqia ështe destinacioni i pestë i tij. Së fundmi, Veseli ishte pjesë e Beneventos, ku u aktivizua në 21 ndeshje. Veseli luan me kombëtaren e Shqipërisë që nga viti 2015 dhe ka 42 ndeshje me fanellën kuqezi./ h.ll/abcnews.al