Wednesday, 18. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës në merkato, Milani prezanton 23-vjeçarin e sulmit

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Noah Okafor është zyrtarisht futbollisti më i ri i Milanit.

okafor

Klubi kuqezi ka prezantuar së fundmi sulmuesin zviceran, i cili erdhi nga RB Salcburg për shumën e 14 milionë eurove.

Stefano Pioli kishte shfaqur interes prej kohësh për 23-vjeçarin dhe duket se Milani ja ka dalë për ta bindur, me kuqezinjtë që më në fund kanë gjetur zgjidhje për sulmin.

Okafor do të jetë pjesë e “Djallit” deri në vitin 2028.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: