Wednesday, 18. March 2026
Sport

“Shpresoj te një fitore pa vështirësi”, trajneri i Beshiktashit merr lehtë Tiranën: Do të jetë një provë

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tirana do të përballet me gjigandin turk, Beshiktash, në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

senol gynesh

Trajneri i skuadrës turke, Senol Gynesh, duket se e ka marrë me të lehtë këtë ndeshje dhe se shpreson se skuadra e tij do të arrijë një fitore pa vështirësi.

“Tirana është një ekip dinamik. Ata gjithashtu luajnë në mbrojtje mirë dhe dalin mirë përpara. Ne do të shohim situatën tonë atje në Shqipëri. Shpresoj se do të fitojmë pa vështirësi. Do të jetë edhe një provë për ne. Për momentin, jam i lumtur që lojtarët po tregojnë diçka për skuadrën, nga oreksi e deri te disiplina e lojës”, u shpreh Gynesh.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: