Wednesday, 29. April 2026
Sport

Te Milani fillojnë spastrimet, mbrojtësi i kuqezinjve huazohet në Spanjë

GS 23/07/2023 1 Min. Lesezeit

Milani duket se ka nisur me operacionin “fshesa”, duke nxjerrë shumë lojtarë në shitje, por duke larguar dhe disa të tjerë në formën e huazimit.

gabia

I fundit që ikën nga kuqezinjtë është Mateo Gabia, për të cilin Milani ka gjetur akordin me Vijarealin për ta huazuar në Spanjë, teksa javën që vjen pritet të zyrtarizohet çdo gjë.

Gabia nuk do të ketë ndikim në transferimin e Çukvuezes te “Djalli”, pasi sulmuesi nigerian duket se shumë shpejtë do të veshë fanellën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: