Wednesday, 18. March 2026
Sport

50 mijë euro për minutë, Pol Pogba ka fituar më shumë se Mesi dhe Nejmari

GS 23/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sezoni i kaluar ishte një nga më të dobëtit për Pol Pogbanë, me mesfushorin francez i cili që pas transferimit te Juvja, ka luajtur gjithsej vetëm 161 minuta në të gjitha kompeticionet.

pogba

Gjithsesi nga ana financiare asgjë nuk shkoi keq për Francezin, i cili në kaq minuta të luajtura ka përfituar më shumë se 8 milionë euro, me një mesatare prej 50 mijë eurosh për minutë.

Mediat italiane zbulojnë se këto shifra ja kanë kaluar dhe Mesit e Nejmarit.

Sipas tyre, kjo është një nga arsyet kryesore përse tifozët bardhezinj nuk e duan më në skuadër francezin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: