Kampioni i Kosovës, Ballkani vazhdon rrugëtimin në Evropë.
Suharekasit presin në ‘Fadil Vokrri’ skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Fituesi i duelit Ballkanit – Larne, përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red.
Ndeshja e parë në mes Ballkanit dhe Larnes, zhvillohet nesër në ‘Fadil Vokrri’, me fillim në orën 20:45.
Para ndeshjes, në konferencë për media, trajneri Ilir Daja e konsideroi Larnen si një skuadër shumë të papërshtatshme dhe se lojtarët e tij duhet të jenë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes.
Përveç Ballkanit, në këtë kompeticion Kosova përfaqësohet edhe nga Dukagjini dhe Drita.
Ndryshe, pas eliminimit nga Ludogorets, në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, kampioni i Kosovës ka kaluar në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, kompeticion ku vitin e shkroi histori, duke prekur grupet./Lajmi.net/