Alanyaspor ka arritur marrëveshje 3-vjeçare me mbrojtësin Fidan Aliti.
Duke folur në ceremoninë e mbajtur në objektet, presidenti Hasan Çavuşoglu tha:
“Përgatitjet tona për ligën vazhdojnë. Kemi përfunduar kampin e Erzurumit dhe skuadra jonë do të shkojë sot në Holandë, në dashtë Zoti. Ne i kemi shtuar një tjetër nxitje ekipit tonë. Ne nënshkruam një kontratë 3-vjeçare me qendërmbrojtësin Fidan Aliti. Shpresojmë që Corendon të kontribuojë në Alanyaspor tonë. Suksese si për klubin tonë ashtu edhe për Fidan Alitin.”
Fidan Aliti pas zyrtazimit deklaroi:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i vetëdijshëm për qëllimet e klubit tim. Do të bëj më të mirën për ta bërë ekipin tonë më të mirën dhe për të lumturuar tifozët tanë”. tha ai.
I pyetur nga një gazetar se “Kosovën e shohim afër vetes si Turqia”, Aliti u shpreh:
“Unë e dua shumë Turqinë dhe një nga të afërmit e mi jeton këtu. Gjithçka do të jetë më e lehtë sepse e njoh mentalitetin e turqve”./Lajmi.net/