Ali Kasa është zyrtarisht presidenti i ri i Erzenit. Klubi nga Shijaku nis një epokë te re nën drejtimin e biznesmenit shqiptar, i cili prej vitesh operon në Australi.
Pak ditë më parë Kasa ka patur një takim me shoqatën e Erzenit dhe Bashkinë e Shijakut, që kanë patur në dorë administrimin e klubit duke arritur me ta marrëveshjen për marrjen e drejtimit të klubit të Erzenit.
Projekti i presidentit të ri është mjaft ambicioz e do të fillojë që nga infrastruktura, që nis me me projektin e ndërtimit të një qëndre sportive stërvitore, terreni për të cilin është garantuar nga pushteti lokal në bashkëpunim nga Federatën Shqiptare të Futbollit.
Po ashtu pritet që Erzeni të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në skuadër, ndërkohë që projekti i është besuar trajnerit Ernest Gjoka, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën nga Shijaku.
Puna do të nisë menjëherë për të kompletuar skuadrën, në mënyrë që në datën 19 gusht kur është dhe nisja e seoznit të ri, ekipi të jetë gati.