Thursday, 19. March 2026
Sport

Arabët marrin edhe Hendersonin

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Vetëm 1 javë më parë konsideroheshin si aludime, por tashmë gjithçka është afër zytarizimit.

Mesfushori i Liverpool, Jordan Henderson është shumë pranë kalimit te sauditët e Al-Ettifaq, ku si trajner do të ketë ish-kapitenin e “të kuqve”, Steven Gerrard.

Dy klubet kanë rënë dakord për shifrën e 12 milionë paundëve, si dhe bonuset të cilat nuk janë përcaktuar akoma. Përsa i përket kontratës personale, Henderson do të nënshkruajë me arabët një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përiftojë 700 mijë paund në javë.

Ndërkaq, në 12 sezonet e luajtuara te “të kuqtë” e Liverpool, Henderson arriti të fitojë plot 8 trofe, ndër të cilat 1 Champions League, 1 trofe të Premier League, 1 Botëror për Klube, 1 FA Cup, 1 Superkupë Evropë, 1 Community Shield dhe 2 Carabao Cup.

Teilen: