Thursday, 19. March 2026
Sport

Muhadri asistente në ndeshjen e Ligës së Konferencës

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Të enjtën zhvillohet ndeshja mes Gent dhe Zilina e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Në këtë takim gjyqtarë kryesor do të jenë nga Kosova, përfshi këtu edhe si asistene një femër.

Bëhet fjalë për Lumturie Muhadri, e cila do të jetë asistente së bashku me Granit Hysenin, kurse gjyqtari kryesor Visar Kastrati.

Gjyqtar i katërt në këtë takim që luhet në stadiumin “KAA Gent” do të jetë Ilir Mehmeti.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 20:00.

Teilen: