Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ballkani ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Larne, ndeshje e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Conference League.
Golin për 3 me 0 e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 67-të, shkruan Lajmi.net
Gripshi shënoi pas një asisti fantastik nga sulmuesi Albion Rrahmani.
Kujtojmë që golat tjerët për ekipin e Ilir Dajës i shënuan: Rrahmani dhe Almir Kryeziu./Lajmi.net/