Thursday, 19. March 2026
Sport

Liria prezanton fanellat për edicionin e ri, ruan ngjyrën tradicionale

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra me renome Liria e Prizrenit po përgatitet për edicionin e ri, me synim që startojë sa më mirë në elitën e futbollit të Kosovës.

Prizrenasit prezantojnë fanellat për edicionin e ri.  

“Liria prezanton veshjet për edicionin 2023/24.

Sponsori N.D. Mertsportif, ka dizajnuar fanellat e reja, për edicionin 2023/24.

Pos llojshmërisë së ngjyrave, është ruajtur ajo tradicionalja, bardh e zi, që edhe dominon në dizajnimin e ri.

Po ashtu, sponsori krahas ruajtjes së traditës, vëmendje i ka kushtuar edhe cilësisë.

Fanellat e reja, kanë këtë renditje:

1. Fanellat kryesore  janë bardh e zi,

2. Fanellat e dyta, të bardha,

3. Të tretat, me ngjyrë të zezë dhe4. Fanellat e katërta,  janë  ngjyrë portokalli”, njofton skuadra e Lirisë.

Teilen: