Thursday, 19. March 2026
Sport

Al-Hilali synon Lewandowskin vitin tjetër

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal po synon transferimin e Robert Lewandowskit në vitin e ardhshëm.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se Al-Hilali kishte tentuar polakun edhe këtë verë, por Barcelona kishte kthyer prapa ofertën e klubit saudite.

Tek Al-Hilali janë të bindur në transferimin e Lewandowskit në verën tjetër, duke pasur parasysh se 34-vjeçari mund të joshet nga një ofertë e majme.

Ai iu bashkua Barçës vitin e shkuar nga Bayerni dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Në edicionin e tij të parë te Barça, Lewandowski shënoi 33 gola në të gjitha garat.

Teilen: