Napoli ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe natyrisht detyra do të jetë e vështirë për të mbrojtur titullin kampion të fituar në sezonin e fundit. Në krye të stolit, do të jetë trajneri Rudi Garsia pasi Spaleti u shkarkua pas përfundimit të sezonit.
Ndërkohë, Garsia ka sjellë edhe një risi në stërvitjet e skuadrës kampione në Itali. Futbollistët po stërviten në ditët e para pa këpucë, në mënyrë që të ketë më shumë ndjeshmëri në shputën e këmbës. Kjo teknikë, lejon futbollistët që të jenë më të jenë më të freskët kur luajnë me këpucë.
Një tjetër risi në skuadrën napolitane është edhe përdorimi i syzeve nga portierët. Ai synon që portierët t’i ketë sa më të fokusuar në lojë dhe syzet i ndihmojnë më shumë për të parë trajektoren e topit.
PANORAMASPORT.AL