Thursday, 19. March 2026
Sport

FOTO/ Përfshirja e Totit në pakot e drogës kthehet në modë, sekuestrohen 220 kg kokainë me logot e ish-kapitenit

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Françesko Toti mbetet një nga ish-futbollistët më të dashur jo vetëm për tifozët e Romës, por edhe nga tifozët rivalë në Itali. Ish-kapiteni i Romës tashmë po përdoret edhe nga kartelet e drogës si një firmë që tregon vërtetësinë e kartelit.

toti1

Në Itali janë sekuestruar plot 220 kilogramë kokainë, të cilat ishin të paketuara në pako me fotografinë e Totit si edhe me shiritat verdhekuq, ngjyrat e skuadrës së Romës. Droga e kapur në Itali, vinte nga Spanja teksa kjo nuk është hera e parë që fotoja e Totit përdoret në veprimtari të tilla kriminale.

Pak vite më parë, në Milano u kapën të tjera pak me hashash të cilat ishin të mbështjella me pako që kishin logon e PSG-së dhe fotot e ish-kapitenit të Romës. Asokohe, arrestohej autori që kishte drogën dhe bëhej fjalë për një 45-vjeçar.

toti

PANORAMASPORT.AL

Teilen: