Italianët e Genoa kanë kaluar shumë “legjenda” të sulmit argjentinas në radhët e tyre, si Hernan Crespo e Diego Milito dhe tani mesa duket do t’i bashkohet dhe një tjetër “bomber” i ri, i cli kërkohej nga jo pak klube në Evropë.
Bëhet fjalë për sulmuesin italo-argjentinas të Boca Junior, Mateo Retegui, i cili që prej ditës së sotme është pjesë e skuadrës së Genoa, me këta të fundit që derdhën në arkat e kampionëve të Argjentinës plot 12 milionë euro pa llogaritur këtu bonuset.
Përsa i përket lojtarit, Retegui do t’i bashkohet klubit më të vjetër në Itali, teksa ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare, e cila pritet të skadojë në qershorin e vitit 2028, ndërsa për pagën akoma nuk është zbuluar ndonjë detaj. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
🔴🔵 𝗠𝗔𝗧𝗘𝗢 𝗥𝗘𝗧𝗘𝗚𝗨𝗜 🔴🔵 pic.twitter.com/dR8ykUHaWs
— Genoa CFC (@GenoaCFC) July 26, 2023