Thursday, 19. March 2026
Sport

Më në fund Isco gjen skuadër, transferohet te Real Betisi

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori magjik, Isco ka gjetur më në fund ekip.

Isco është pa ekip që nga fundi i sezonit të kaluar.

Spanjolli ndërpreu bashkëpunimin me Sevilla pas një incidenti me drejtorin sportiv të ekipit.

Pas shkëputjes së kontratës Isco u stërvit i vetëm pa ekip.

Ndërsa së fundmi ai ka gjetur një skuadër.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Isco do të jetë lojtari më i ri i Real Betisit.

Marrëveshja në fuqi për një marrëveshje njëvjeçare, e kërkuar nga menaxheri Manuel Pellegrini Isco ishte në dispozicion si agjent i lirë – ai sapo ka përfunduar pjesën kryesore të testeve mjekësore si lojtar i ri i Betisit./Lajmi.net/

  


Teilen: