Basketbollisti i Boston Celtics, Jaylen Brown, nga dita e sotme është bërë lojtari më i paguar në historinë e NBA, me 26-vjeçarin, që rinovoi kontratën me skuadrën e Celtics, nga e cila do të përfitojë 304 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme, e cila përkthehet në pak më shumë se 60 milionë euro në sezon, shifër kjo që thyen “rekordin” e mëparshëm të Luka Doncic, i cili është paguar 276 milionë dollarë për 5 vite.
Kjo kontratë pritej të zyrtarizohej kohë më parë, por lojtari ka qenë me pushime në Spanjë dhe vetëm ditët e fundit është rikthyer në Boston, ku dhe ka hedhur firmën në kontratën e re, pasi kreu vizitat mjekësore me klubin.
Ndërkaq, kujtojmë se, skuadra e Boston ka luajtur në 3 finale të Konferencës së Lindjes në 4 vitet e fundit dhe Jaylen Brown ka qenë një nga lojtarët më të mirë. Ai formon një dyshe të jashtëzakonshme me Tatum, me këtë të fundit, që verën e ardhshme pritet të thyej “rekordin” e shokut të tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al