Xhoshua Kimish cilësohet nga analistët gjermanë si “regjisori” i Bajernit, por aludimet se nga bordi i kampionëve ishin të gatshëm për ta nxjerrë në shitje nëse vjen oferta e duhur bëri tepër zhurmë.
Një ditë më pas, trajneri Tomas Tuhel i hodhi poshtë spekulimet, duke u shprehur i bindur se ata e planifikojnë Joshuan si futbollist jetik rreth së ardhmes. Më pas i erdhi radha e prononcimit edhe vetë protagonistit, i cili pohoi se dëshiron të qëndrojë në vigjilje të sezonit të ri, por e la të hapur mundësin për t’u larguar pas skadencës së kontratës në verën e vitit 2025.
Ditën e djeshme ai ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Tomas Tuhel në prag të miqësores ndaj Mançester Sitit, duke paralajmëruar tifozët e kampionëve se ky mund të jetë sezoni i fundit që djersit fanellën e rekordmenëve gjermanë: “Jam i sigurt se do të luajë në gjirin e Bajernit edhe etapën pasardhëse, për këtë ju premtoj. Futbolli është shumë i paparashikueshëm, kështu që të kënaqemi me ato që po përjetojmë aktualisht,”, tha shkurtimisht futbollisti me numër “6” në tempullin e bavarezëve.
Përgjatë deklaratës së mëparshme ai ceku se do të respektojë kontratën, pra do të qëndrojë deri në vitit 2025, por mesa duket planet kanë marrë ritëm të përshpejtuar dhe vera pasues mund të rezultojë e duhur në bazë të frazave prej Kimish për ta parë me të tjera ngjyra. Barcelona ngulmoi që ai të ndiqte hapat e Robert Levandovskit, por replikat e Herbert Hianerit i ulën vrullin trajnerit Ksavi Hernandez dhe presidentit Johan Laporta.
PANORAMASPORT.AL