U zhvilluan ndeshjet e para në Kampionatin Botëror të Tenisit ‘Davis Cup’, në Ulqin të Malit të Zi.
Ditën e parë të këtij Kampionati djemtë tanë e nisën me fitore! Sot, në përballje me Azerbajxhanin, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundërshtar me rezultatet 2:1 në sete:
Vullnet TASHI – Kenan Gasimov 6:2 3:6 6:3.
Jasin JAKUPI – Safar Rasulov 4:7 5:7.
Vullnet TASHI/Jasin JAKUPI – Kenan Gasimov/Safar Rasulov 7:5 6:3.
Nesër ekipi do të përballet me Irlandën, ndërsa të premten me Shqipërinë! Jemi një fitore larg play-off për të u kualifikuar një grup më lartë./Lajmi.net/