Sipas asaj që ka shkruar të martën “La Repubblica”, Juventusi mund të mbyllë një shitje surprizë, në çdo rast të pranuar me dëshirë nga klubi.
Emri në tavolinë është ai i Vojçek Sheznit, i cili, siç ka bërë me dije gazeta italiane në fjalë, ka përfunduar në radarin e Bajernit të Mynihut, që është vënë në kërkim të një portieri që ofron garanci dhe që mund të punonte përkrah Manuel Nojerit.
Gjithnjë sipas “La Repubblica”, shefi i ri i Juventusit, Xhuntoli, është gati të largohet nga SHBA-ja për t’u kthyer në Europë që të vijojë me negociata të ndryshme ku mes tyre do të ketë edhe një bisedim me bavarezët për të zbuluar synimet e tyre të vërteta të gjermanëve në lidhje me portierin.
PANORAMASPORT.AL