Isco do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit spanjoll.
Mesfushori ishte pa skuadër që nga dhjetori i vitit të kaluar, por më në fund ka gjetur skuadër të re.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Isco do të jetë pjesë e Real Betisit.
Ai ka kryer tashmë edhe testet mjekësore, teksa shumë shpejt pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.
31-vjeçari do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare me Real Betisin.
Trajneri Manuel Pellegrini thuhet se ishte këmbëngulës për nënshkrimin me mesfushorin spanjoll.