Me apo pa Musah, Mi lani do të kërkojë një tjetër mesfushor. Bolonja nuk do të donte të privohej nga Nikolas Domingez, por argjentinasi ka përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve të ndryshme. Në fakt, ai i pëlqen Milanit, Romës, Fenerbahçes dhe Fiorentinës.
Vlera e argjentinasit varion nga 12 deri në 15 milionë euro. Lajmi është bërë i ditur nga “La Gazzetta dello Sport”, e cila e ka futur në mesin e profileve që Milani po ndjek. I lindur në vitin 1998, ai gëzon edhe pëlqimin e Piolit.
MBROJTJA – Ndërkohë, pas largimit të Gabias, “djalli” është vënë bindshëm në gjurmët e Fakundo Gonzalezin, mbrojtësin kampion bote me Uruguain U-20. I lindur në vitin 2003, djaloshit në pronësi të Valencias u vlerësua si mbrojtësi më i mirë i kompeticionit. Ai i Gonzalesit është një emër i mundshëm në rast të lamtumirës së Gabias, i cili mund të përfundojë te Vijarrealit edhe për shkak të përdorimit të pakët nga ana e Piolit. I gjatë 191 centimetra, uruguaiani ende nuk ka debutuar për ekipin e parë të Valencias, teksa në grumbullimin e një viti më parë një ish-kuqezi si Xhenaro Gatuzo e kishte përzgjedhur për ta pasur në organikë. Ndërkohë, mësohet se menaxheri i tij do të jetë këtë javë në Milano për të diskutuar mundësinë e një transferimi.
TRE NË TË MAJTË – Rikardo Kalafiori i Bazelit, Mateo Ruxheri i Atalantës dhe Rozherio i Sasuolos. Mbi njërin nga këto tre futbollistë do të bjerë edhe zgjedhja e Milanit për elementin që duhet të jetë zëvendësi i Teo Hernandezit gjatë sezonit pasi Fode Balo-Ture i ka ditët e numëruara në “Milanello”. Teksa senegalezi pret kalimin te Fulhemi, tre të sipërpërmendurit qëndrojnë në pritje të “djallit”. Kalafiorni nuk bind shumë, ndërkohë që Ruxheri kushton shumë. Për të nevojiten 10 milionë euro. Disa milionë më pak do ta vishnin Rozherion kuqezi, ndaj drejtuesit vijojnë të studiojnë secilin syresh. Arsyeja që i bashkon këta tri profile është pasaporta italiane dhe fakti që janë rritur në akademi klubesh italiane, dy kushte që Milani i nevojiten për kriteret e listës së Ligës së Kampioneve.
PO SULMI? – Noah Okafor do të jetë zëvendësi i Zhirusë, por kjo nuk e përjashton mundësinë që në ditët e ardhshme, “djalli” të provojë edhe një tjetër goditje në sulm. Një blerje që do t’i bënte tifozët kuqezi të ëndërronin. Në fakt, duket se Milani është ende në gjurmët e Benjamin Sheshkos.
I lindur në 2003, “pyka” e fuqishme slloven, janarin e kaluar u transferua nga Salburgu te Lajpcigu për 24 milionë euro ku sivjet do të ketë konkurrecën e Lois Openda (i blerë për 45 milionë euro), Vernerit, Andre Silvës dhe Sorlotit. Hapësira të pakta që mund të detyrojnë Lajpcigun ta huazojë dhe Xhefri Monkada po vlerëson me seriozitet shanset.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL