Thursday, 19. March 2026
Sport

Tirana e futi në histori, futbollisti i Beshiktashit i gëzohet rekordit të veçantë

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Onur Bulut nuk do ta harrojë kurrë emrin e Tiranës. Mbrojtësi i djathtë, i cili sot luaji mesfushor në sfidën e Beshiktashit me bardheblutë në Ligën e Konferencës, ka shkruar historinë e klubit turk falë golit që shënoi.

buluit

Në minutën e 21-të të ndeshjes, ishte pikërisht Bulut ai i cili i dha avantazhin Beshiktashit me një depërtim në zonë, duke shënuar golin e parë në ndeshje zyrtare në këtë sezon për skuadrën turke. Një promovim i mirë  për futbollistin i cili luajti sot vetëm për shkak të mungesës së Gezal të dëmtuar.

Por pikërisht kjo ndeshje i dha mundësinë atij që të bëhej një emër i njohur përgjithmonë në historinë e Beshiktashit, pasi goli i shënuar prej tij është i 300-ti i realizuar nga klubi në fjalë në kompeticionet ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: