Ish-sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për “My Greatest 11”, ku u ndal edhe tek “Perandori” Adriano. Ai tregoi se si braziliani mund të ishte një ndër më të mirët por për fat të keq nuk ja doli.
“Kam luajtur me kampionë të mëdhenj, lojtarë që tashmë ishin fantastikë ose që janë bërë numri një. Dhe një që e ndjeva që mund të bëhej më i mirë, ishte Adriano tek Interi, por më pas nuk ia doli. Kur mbërrita i thashë presidentit ta mbante sepse ai ishte sulmuesi me të cilin doja të luaja. Ai ishte një kafshë e vërtetë, mund të gjuante nga çdo kënd, askush nuk mund ta ndalonte. Për fat të keq nuk zgjati shumë, është turp që nuk e la aq shpejt futbollin”, deklaroi suedezi tashmë i tërhequr nga futbolli.
Ata të dy kanë luajtur për gati 3 vite tek Interi. Rikujtojmë që Adriano vari këpucët në gozhdë në vitin 2016 pas eksperiencës së fundit me Majemi Junajtid.
PANORAMASPORT.AL