Thursday, 30. April 2026
Sport

Golin e parë ia shënoi Juventusit, Malik Çau: Nuk do ta harroj asnjëherë, Milani është gati për kampionatin

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Milanit, Malik Çau foli pas humbjes me penallti ndaj Juventusit në Los Anxheles. Ky ishte goli i tij i parë me fanellën kuqezi, edhe pse jo zyrtar.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar golin tim të parë me Milanin. Goli i parë është gjithmonë i veçantë dhe nuk mendoj se do ta harroj. Jam i lumtur. Ne nuk kemi bërë stërvitje për një kohë të gjatë, jemi ende në fazën përgatitore dhe mund të përmirësojmë ende gjendjen tonë. Sigurisht, nuk jemi 100% por kemi kohë të jemi gati për kampionatin”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: