“Fadil Vokrri ishte Gerd Muller i Ballkanit”, tha boshnjaku Mirsad Baliq.
Ish futbollisti boshnjak i Zhelezniçarit nga Sarajeva, ka kujtuar një ndeshje me Prishtinën në vitin 1986-87, në kampionatin ish-jugosllav.
Ai ia kishte shënuar dy gola Prishtinës në stadiumin e qytetit në Prishtinë, të cilën ndeshje kishin barazuar me rezultat 4:4, ndërsa tifozët e Prishtinës e kishin duartrokitur 10 minuta.
“Vetëm edhe një t’ua them se ndeshja ime e fundit që e kam zhvilluar me Zhelezniçarin kundër Prishtinës për mua ishte madhështore, sepse në atë ndeshje i shënova dy gola dhe barazuam 4:4 në Prishtinë”, tha Baliqi për “Open-TV”.
“Ishte edicioni 1986-87.
Më patën duartrokitur, dhe brohoritur emrin tim tifozët e Prishtinës, të cilët ishin mjaftë korrekt ndaj mua, më patën duartrokitur më së paku 10 minuta”, tha Baliqi.
PRISHTINA – ZHELEZNIÇARI i Sarajevës 4:4
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtarë: Zoran Petroviq (Beograd), Magjoski (Prilep), Llaziq (Kulla).
Shënues: Mensur Nexhipi (20′, 23′, 62′-nga penalltia), Muharrem Sahiti (34′) – Pavlloviq (13′), Baliq (35′ e 60′), Jankoviq (43′).
Kartoni i verdhë: Kujtim Shala.
Prishtina: Rade Stevanoviq 5, Arbnor Morina 6, AFRIM TOVËRLANI 5, (Faton Domi 6), Boban Stankoviq 7, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 6, Mensur Nexhipi 8, Sahit Kelmendi 6, Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 7 dhe Muharrem Sahiti 6 (Miodrag Çirkoviq 6).
Zhelezniçari: Shkërba 7, Ivanoviq 6, Baliq 8, Shabanhaxhoviq 6, Komshiq 6, Vërlasheviq 6, Jankoviq 6, Pavlloviq 6, Ninkoviq 6, Çuriç 6 dhe Milanoviq 6 (Gavrilloviq).