Juventusi nuk do të marrë pjesë në kompeticionet europiane për këtë edicion.
Ky ka qenë vendimi i fundit që ka dalë nga UEFA gjatë ditës së sotme, e që lë bardhezinjtë jashtë Ligës së Konferencës ku kishin siguruar praninë pas penalizimit të dhënë nga Federata Italiane për çështjen e plusvalencave.
Me përjashtimin e Juventusit nga kompeticionet evropiane për një vit, Fiorentina hyn në Ligën e Konferencave 2023/2024 duke nisur nga play-off-i.