Prezantim i sikletshëm për ish-mbrojtësin e Real Madrdit, Jezus Valejo, që i është bashkuar Granadës dhe do të jetë shok skuadre me Myrto Uzunin në këtë sezon në La Liga.
Jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve në ditën e prezantimit të tij pasi lojtari tregoi mungesë të theksuar cilësie në mbajtjen e topit duke e bërë të sikletshëm këtë kontakt të parë me tifozët bardhekuq.
Kjo video nuk i ka shpëtuar fansave, të cilët e kanë bërë virale në rrjetet sociale, duke u tallur me aftësitë teknike të mbrojtësit 26-vjeçar.
Vlen të theksohet fakti se Valejo, ka qenë pjesë e Granadës edhe në sezonet 2019/2020 dhe 2020/2021, ku në total u aktivizua 33 ndeshje si i huazuar me fanellën e klubit bardhekuq.
PANORAMASPORT.AL