Friday, 20. March 2026
Sport

Sa shumë e duan, qindëra tifozë të Galatasarayt shkuan në aeroport për ta pritur Mauro Icardin

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mauro Icardi është zyrtarisht futbollist i Galatasarayt. Sulmuesi argjentinas ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Stamboll, aty ku është pritur në aeroport nga qindëra tifozë, të cilët tashmë e shohin argjentinasin si idhullin e skuadrës.

Sulmuesi argjentinas do të jetë i Galatasarayt me titullin definitiv, duke qenë se turqit kanë blerë përfundimisht kartonin e tij nga PSG për 10 milionë euro. Argjentinasi e njeh mirë kampionatin turk, ku sezonin e fundit ishte vendimtar me golat e tij duke fituar titullin kampion teksa kërkon të përsërisë historinë edhe këtë sezon.

Për Icardin kishte interesim edhe nga kampionati italian, ku ishte Milani që u vu pas shërbimeve të tij por gjërat u zbehën dhe në fund, argjentinasi vendosi të rikthehej aty ku tifozët e duan jashtëzakonisht shumë.

  


Teilen: