Friday, 20. March 2026
Sport

Bajerni nuk dorëzohet për Herri Kejnin, i ofron Totenhemit edhe “Mbapen e ri”

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Bajerni vazhdon të këmbëngulë për Herri Kejnin, me këtë të fundit që ka pranuar një kalim te kampionët e Gjermanisë, por është Totenheim që nuk bindet nga ofertat e bavarezëve.

herri kejn

Këta të fundit duket se kanë vendosur që t’i japin Spërsave kartonin e atij që quhet edhe si “Mbapeja i ri”, sulmuesi Matis Tel.

matis tel

Duket se Bajerni nuk dorëzohet nga oferta prej 86 milionë paundësh për Kejn, duke parë që ky i fundit ka dhe një vit kontratë dhe kështu është i gatshëm që të sakrifikojë dhe një talent të skuadrës për shërbimet e 29-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: