Friday, 20. March 2026
Sport

Zyrtare: Cavani, lojtar i lirë

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani nga sot edhe zyrtarisht është lojtar i lirë.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Valencia e ka konfirmuar që ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Cavanin.

Cavani kaloi te Valencia në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi që i dha fund aventurës te Manchester United.

Në sezonin e parë me klubin, ai luajti në 28 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat ai shënoi shtatë gola.

“Valencia e falënderon Cavanin për profesionalizmin e treguar dhe i uron atij fat gjatë karrierës së tij sportive”, shkruante në komunikatën e Valencias.

Teilen: