Friday, 20. March 2026
Sport

VIDEO/ Suedia turpëron me 5 gola Italinë, Franca mund Brazilin. Ja rezultatet e sotme në Botërorin e Femrave

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Botërori i Femrave dhuroi spektakël me ndeshjet e ditës së sotme, ku ra në sy fitorja e thellë e Suedisë ndaj Italisë dhe dueli mes Francës dhe Brazilit.

france brazil

Në Grupin G, vajzat nordike siguruan kualifikimin dhe thuajse vendin e parë në grup, pasi mundën me rezultatin e thellë Italinë 5-0, duke i hapur punë “axurreve” sa i përket kualifikimit.

Supersfida ishte ajo e Grupit F me Francën dhe Brazilin. Ishin vajzat franceze ato që mundën “Seleçaon” me rezultatin 2-1, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Po në këtë grup Xhamajka mundi 0-1 Panamanë duke u ngjitur në vendin e dytë dhe duke vendosur në presion Brazilin.

REZULTATET:

GRUPI G

SUEDI 5-0 ITALI

Ilested 39’, 50’, Rolfo 44’, Blekstyenius 45+1’, Blomkvist 90+5’

GRUPI F

FRANCË 2-1 BRAZIL

Le Somer 17’, Renard 83’ / Debinja 58’

PANAMA 0-1 XHAMAJKA

Suabi 56’

PANORAMASPORT.AL

Teilen: