Tashmë është zyrtar, 21-vjeçari, El Bilal Ture është shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Atalantës, 27 milion euro plus 3 të tjera në formë bonusesh.
Klubi italian, aty ku bën pjesë prej vitesh edhe Berat Gjimshiti, ka prezantuar sulmuesin nga Mali, i cili i bashkohet zikaltërve nga spanjollët e Almerias. Te ekipi bardhekuq, Ture, luajti vetëm një sezon në La Liga, ku shënoi 7 gola dhe 2 asiste.
21-vjeçari luan në qendër të sulmit, por mund të përshtatet edhe në krahun e djathtë të sulmit. Me kombëtaren e Malit, ai numëron 15 ndeshje dhe 5 gola. El Bilal Ture zbarkon në Bergamo për të zëvendësuar danezin Rasmus Hojlund, i cili ka arritur akordin me Mançester Junajtid dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.
El Bilal è nerazzurro! 😍🇲🇱
El Bilal #Touré is a new #Atalanta player! 🔥#WelcomeTouré #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/y4TO7UVLa5
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) July 29, 2023
PANORAMASPORT.AL