Shkupi do të synojë më të mirën në Ligën e Konferencës, aty ku në Bullgari do të ketë një mision shumë të vështirë… për të përmbysu Levski Sofian.
Ndeshja e parë e luajtur në Shkup, përfundoi me rezultatin 0-2 për bullgarët, megjithatë skuadra shqiptare ende nuk është dorëzuar.
UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në Bullgari dhe bëhet fjalë për një katërshe nga Zvicra. Njëri mes tyre, është Bekim Zogaj i cili është shqiptar por që arbitron në Zvicër si edhe në UEFA ku vitet e fundit ka qenë dëshmitar edhe në ndeshje të mëdha të arenës europiane.
Kryesor do të jetë Lionel Tshudi i ndihmuar nga Bekim Zogaj dhe Guilume Maire. Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Lukas Fahndrish. Ndeshja mes Levskit dhe Shkupit do të luhet në datën 3 gusht, duke nisur nga ora 20:00.