Investimet në futboll janë rritur shumë në vitet e fundit dhe kryesisht janë sheikët ato që kanë ndryshuar tregun. Megjithatë, kjo nuk e tremb aspak reperin e njohur, Jay-Z i cili kërkon tashmë të jetë pjesë e futbollit europian.
Këngëtari amerikan kërkon që të blejë aksionet e Totenhem dhe janë mediat angleze ato që e raportojnë diçka të tillë. Këngëtari 53-vjeçar ka pyetur për çmimin e klubit, teksa në treg vlera e Totenhem arrin në 2 miliardë paund.
Jay-Z do të ndihmohet në këtë mision nga investitorë amerikanë të cilët për 13 vite kanë investuar në klubin e Arsenalit. Mesa duket, projekti i Jay-Z i ka bindur më shumë dhe tashmë mund të ketë diskutime për aksionet e klubit. Jay-Z është investitor edhe në basketboll, aty ku ka aksione së bashku me Beyonce në klubin e Bruklin Nets.
PANORAMASPORT.AL