Zhorzhinjo u largua nga Çelsi duke firmosur me Arsenalin, dhe të ardhurat janë të shumta për të në Angli. Në një intervistë të gjatë, Zhorzhinjo nuk e ka fshehur pakënaqësinë që ka nga të rinjtë që luajnë futboll dhe që më shumë se futbolli, i përkushtohen jetës së luksit.
“Ndonjëherë shoh njerëz që ndërrojnë makinën çdo javë ose çdo muaj dhe them “ok, te ta bëjnë”. Më pas mendoj se duhet të flas me këto djem të ri, t’iu jap një këshillë. Shumë diamante, ora, makina, rroba të shtrenjta, jahte private. Ju them që është shumë kjo që po bëjnë.
Nuk jam unë më i miri por mundohem të flas me to. Shpesh herë bëj dhe shaka dhe i pyes ‘çfarë po bëni?’. Futbolli nuk zgjat shumë dhe karriera do të mbarojë një ditë. Investo, bli një shtëpi dhe mbaji paratë në vend të sigurt. Nesër kur të mos luash futboll, do të ikë jeta e luksit dhe nuk mund të kesh më të tilla mundësi. Sa do të luash? 10, 15 vite? Fatkeqësisht nuk mund të kesh një karrierë tjetër dhe çfarë do të bëni kur të mbarojë karriera e të mos keni as para”, shprehet Zhorzhinjo.
PANORAMASPORT.AL