Mason Greenwood është i etur për të qëndruar te Manchester United dhe për të treguar vlerat e tij përsëri pas një suspendimi të gjatë shkaku i akuzave për përdhunim dhe sulm.
Greenwood është duke pritur për një vendim përfundimtar nga bordi drejtues nëse ai mund t’i bashkohet skuadrës pasi të ketë rënë akuzat për sulm ndaj ish-partneres.
Sipas mediumit The Sun, sulmuesi anglez dëshiron të qëndrojë dhe u ka thënë miqve të tij se “e kupton se duhet të rritet” pasi u bë baba në fillim të këtij muaji.
“Ai po inkurajohet të flasë publikisht dhe të dëgjohet zëri i tij. Por, privatisht, ai u ka thënë të afërmve se ka mësuar shumë”.
“Ai u bë baba për herë të parë në fillim të këtij muaji dhe e kupton se duhet të rritet”, ka thënë një burim i afërt me Greenwood.
Ndryshe, sulmuesi anglez nuk ka luajtur një ndeshje me Djajtë e Kuq që nga janari i 2022 kur u pezullua nga drejtuesit e klubit nga Old Trafford.