Friday, 20. March 2026
Sport

Linda Caicedo realizon supergol ndaj Gjermanisë, tre ditë pasi u alivanos në stërvitje

GS 30/07/2023 1 Min. Lesezeit

Linda Caicedo shënoi një gol mahnitës për Kolumbinë në Kupën e Botës për Femra 2023, vetëm tre ditë pasi u rrëzua në stërvitje.

18-vjeçarja, e cila luan futbollin e saj të klubit për Real Madridin, ngjalli shqetësim serioz të enjten kur po përgatitej për një ndeshje të vështirë për vendin e saj.

Caicedo u kap në kamera duke u ngadalësuar në stërvitje përpara se të alivanosej në tokë me dorën në gjoks. Stafi mjekësor nxitoi për ta ndihmuar dhe shpejt u konfirmua se e reja e cila u diagnostikua me kancer ovarian në moshën 15-vjeçare – nuk kishte pësuar dëmtime të qëndrueshme.

Kjo e lejoi atë të rreshtohej për Kolumbinë kundër Gjermanisë të dielën, me objektivin e gjetur në mënyrë spektakolare.

Ajo goditi bukur nga jashtë zona dhe tundi fuqishëm rrjetën e kundërshtarit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë supergolin:

  


Teilen: