Friday, 20. March 2026
Sport

VIDEO/ Gjermania shtanget në minutën e 97’, Zvicra e Norvegjia kalojnë grupin. Ja rezultatet e sotme në Botërorin e Femrave

GS 30/07/2023 1 Min. Lesezeit

Botërori i Femrave ka hyrë në fazën e saj të fundit të grupeve, me skuadrat që luajnë gjithçka për gjithçka për t’u kualifikuar.

kolumbi gjermani femra

Grupi H luajti ndeshjet e dyta, me Marokun që arriti një fitore historike 0-1 përballë Koresë së Jugut, ndërsa Gjermania u shtang në minutën e 97’ nga Kolumbia duke u mundur me rezultatin 1-2, me çdo gjë që mbetet e hapur.

Në Grupin A, Zvicra arriti të mbante një barazim pa gola përballë Zelandës së Re duke siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, ndërsa Norvegjia dominoi 6-0 Filipinet për t’u ngjitur në vendin e dytë.

REZULTATET:

GRUPI H

KORE E JUGUT 0-1 MAROK

Xhraidi 6’

GJERMANI 1-2 KOLUMBI

Pop (P) 89’ / Kaisedo 52’, Vanegas 90+7’

GRUPI A

ZVICËR 0-0 ZELANDË E RE

NORVEGJI 6-0 FILIPINE

Haug 6’, 17’, 90+5’, Hansen 31’, Barker (A.G) 31’, Reiten 53’

PANORAMASPORT.AL

Teilen: