Tirana do të presë në “Air Albania” skuadrën e Beshiktashit për ndeshjen e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku do të synojë mrekullinë. Interesi në “Air Albania” pritet të jetë i madh nga të dyja tifozeritë.
Për Beshiktashin do të ketë edhe një grupim tifozësh nga Kosova.
Në Prizren ka pakica turke dhe është themeluar edhe një tifogrup për skuadrën nga Stambolli, teksa ka nisur përgatitja për të ardhur në Tiranë, aty ku do të mbështesin skuadrën e zemrës.
“Tirana vs. Beşiktaş lajmërim për organizimin
Çmimi i biletës + autobusit është 35€, vetëm biletës 25€ ( pagesa e anëtarësimit është 10€)
Përparësi do të kenë anëtarët e shoqatës dhe shitja do të bëhet në shoqatë.
Anëtarët që dëshirojnë të blejnë biletë duhet të vinë ne shoqatë në orën e caktuar(20:00-22-00) dhe në ditën e caktuar (të dielën-të martën)
Ata që vijnë për të blerë biletë duhet të kenë kartelën e anëtarësisë për vitin 2023.
Biletat vetem ne shoqate me para te gatshme do te shiten.
Nuk do te pranohen rezervmimet me telefon. Anetaret qe do te vine me femi te gjitha pergjegjesit i bartin vete.
Per çdo lloje komplikimi shoqata nuk mban pergjegjesi. Askush ner moshen 18 vjeqare nuk mundet me ardh pa prind”, shkruan tifogrupi.