Shumë yje të futbollit evropian kanë vendosur që ta vazhdojnë karrierën në Arabinë Suadite.
Ylli i parë që iu bashkua ligës saudite, ishte Cristiano Ronaldo, i cili u transferua te skuadra e Al Nassr.
Mjaftoi kalimi i Ronaldos, që shumë lojtarë gjatë kësaj vere të zgjedhin Arabinë, si destinacion të ardhshëm.
Një ndër arsyet që lojtarët po pranojnë klubet arabe, janë pagat e larta po u afrohen.
Vetëm Ronaldo paguhet 173 milionë funte në vit, me pagë 3.4 funte në javë. Menjëherë pas tij është Karim Benzema, i cili merr një milion funte më pak.
Benzema u largua nga Real Madridi, atje ku fitoi gjithçka për të ecur në Arabi.
Në mesin e lojtarëve që kanë zgjedhur Arabinë janë edhe: N’Golo Kante, Riyad Mahrez, Marcelo Brozoviq, Roberto Firmino e shumë të tjerë, të cilët janë duke përfituar pagë të majme në krahasim me klubet evropiane ku luanin më parë.
Ndërkohë, Ronaldo para disa kohësh kishte deklaruar se Liga e Arabisë së shpejti do të futet në mesin e top pesë ligave më të mira në botë.