Atletiko Madrid ka arritur të triumfojë në miqësore përballë Mançester Sitit me rezultatin 1-2 e zhvilluar në Seul të Koresë së Jugut.
Sfida nisi me një ritëm tejet të ulët, me pjesën e parë që nuk dhuroi emocione, të cilat ishin rezervuar në pjesën e dytë.
Ishte Depaj ai që kaloi në avantazh skuadrën e Simeones dhe më pas Karrasko dyfishoi shifrat. Ruben Diaz shënoi një gol në minutat e fundit për të rihapur sfidën, por që nuk shërbeu për të barazuar më vonë.
Kështu Mançester Siti e ka mbyllur fazën e saj përgatitore pasi ndeshja e radhës do të jetë kundër Arsenalit në Superkupën e Anglisë ose e njohur ndryshe si “FA Community Shield”. Nga ana tjetër Atletiko do të ndeshet më 2 shkurt kundër Real Sociedad.
REZULTATI:
MAN SITI 1-2 ATL MADRID
R. Diaz 85′ / Depaj 67′, Karrasko 74′
-GOLI I DIAZ
-GOLI I KARRASKOS
-GOLI I DEPAJ
-RASTI I UOKER
-RASTI I MORATAS
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL